Krahaso bindjet e tua me partitë politike.

Zbulo sa përputhen bindjet e tua me qëndrimet e partive politike në Shqipëri.

Si funksionon?

Votometri të ndihmon të krahasosh bindjet e tua me qëndrimet e partive politike në vetëm tre hapa.

1
PajtohemNuk pajtohem

Mbaj qëndrim

Mbaj qëndrim mbi çështjet kryesore të politikës shqiptare duke iu përgjigjur pyetjeve të Votometrit me "Dakord" ose "Kundër".

2

Krahaso

Votometri krahason përgjigjet e tua me qëndrimet e të gjitha partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

3
0%
Pajtueshmëri

Rezultati

Shiko rezultatet e përputhshmërisë dhe zbulo me cilat parti politike ke më shumë afërsi ose dallime në bindje.

Pse t'i besosh Votometrit?

Votometri është ndërtuar mbi parimet e paanshmërisë, transparencës dhe metodologjisë së verifikueshme.

I Paanshëm

Votometri nuk mbështet dhe nuk favorizon asnjë parti apo kandidat politik. Të gjitha partitë trajtohen sipas të njëjtës metodologji dhe të njëjtave kritere.

Transparent

Metodologjia, burimet dhe mënyra e llogaritjes së rezultateve publikohen dhe janë të aksesueshme për të gjithë. Çdo përdorues mund të kuptojë se si janë ndërtuar rezultatet.

I Bazuar në Fakte

Qëndrimet e partive bazohen në programet zgjedhore, deklaratat publike dhe burime të tjera të verifikueshme. Çdo pozicion mbështetet në dokumentim të qartë dhe të referencuar.

Vendimi është i Yti

Votometri nuk të tregon kë të votosh dhe nuk jep rekomandime politike. Ai të ndihmon të krahasosh bindjet e tua me qëndrimet e partive, në mënyrë që të marrësh një vendim më të informuar.

Si ndërtohen rezultatet?

Rezultati yt llogaritet duke krahasuar përgjigjet e tua me qëndrimet e partive politike. Procesi është transparent dhe bazohet në një metodologji të publikuar.

1

Analizohen qëndrimet e partive

Programet zgjedhore, deklaratat publike dhe burime të tjera të verifikueshme analizohen për të përcaktuar qëndrimin e secilës parti për çdo pyetje të Votometrit.

2

Krahasohen përgjigjet

Përgjigjet e tua në Votometër krahasohen me qëndrimet e çdo partie për të llogaritur përqindjen e përputhshmërisë.

3

Publikohen rezultatet

Në fund shikon përqindjen e përputhshmërisë me secilën parti, përgjigjet e tyre si dhe mund të lexosh arsyetimin e partive pas çdo qëndrimi.

Digital Democracy Initiative

Partnerët

Votometri mbështetet nga skema e granteve Digital Spark, si pjesë e projektit Regional Support Mechanism EECA, i zbatuar nga Fondacioni Metamorphosis dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe në kuadër të Nismës për Demokraci Digjitale (DDI), që mbulon Jugun Global.

CIVICUS
Metamorphosis Foundation
TechSoup
Digital Activism Program

Gati të krahasosh bindjet e tua?

Përgjigju pyetjeve të Votometrit dhe zbulo sa përputhen bindjet e tua me qëndrimet e partive politike në Shqipëri.